Cristiano Ronaldo pritet të bëhet bashkëpronar i klubit nga Arabia Saudite, Al-Nassr, nëse realizohet oferta e një konsorciumi investues, pjesë e të cilit është edhe ylli portugez.
Ronaldo po përgatit ofertë për blerjen e klubit, së bashku me një grup investitorësh.
Sipas raportimeve, konsorciumi përbëhet nga pesë investitorë, të cilët synojnë të investojnë rreth 100 milionë dollarë.
Në mesin e tyre është edhe Gerry Cardinale, pronari i Milanit, përmes kompanisë RedBird Capital Partners.
Në grup përmenden gjithashtu biznesmenët Ibrahim Al-Muhaidib, Mohammed Al-Khuraiji dhe Sharaf Al-Hariri./mxh
