Kryeministrja italiane Giorgia Meloni fluturoi mbi zonën e prekur nga rrëshqitja e dheut në qytetin sicilian të Niscemi, ku mori pjesë në një takim për të vlerësuar situatën, të mërkurën.
Rrëshqitja e dheut, e shkaktuar nga një stuhi e fuqishme, ka lënë disa shtëpi tejet pranë buzës së greminës, duke rrezikuar sigurinë e banorëve. Qyteti i Niscemit, me rreth 25,000 banorë, ndodhet mbi një plato që po shembet gradualisht drejt fushës poshtë. Për shkak të rrezikut, mbi 1,500 persona janë evakuuar.
Ndërtesat janë lënë mbi skaj të pjerrësisë pas shembjes së një pjese të madhe të kodrës, ndërsa një makinë u gjend me pjesën e përparme duke u ngritur drejt greminës.
Qeveria italiane, më 26 janar, shpalli gjendje emergjence për Siçilinë, Sardenjën dhe Kalabri, tre rajonet jugore të goditura nga stuhia e dhunshme javën e kaluar.
Ngjarjet ekstreme të motit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në Itali. Përmbytjet kanë shkatërruar qytete, kanë shkaktuar dhjetëra viktima dhe kanë rritur rrezikun nga rrëshqitjet dhe përmbytjet edhe në zona historikisht më të sigurta./mxh
