Last Updated on 12/08/2026 by Anisa
Një avion luftarak F-16 u rrëzua në provincën Yalova të Turqisë veriperëndimore gjatë një fluturimi stërvitor, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së vendit.
Sipas të njëjtit burim, piloti i avionit luftarak i mbijetoi rrëzimit. Ndërkohë, sipas mediave turke, thuhet se avioni F-16 pësoi një defekt.
Shumë ambulanca dhe ekipe mjekësore nxituan në vendngjarje./ad
