Një avion Mirage 2000D i Forcave Ajrore Franceze u rrëzua rreth orës 23:00 të martën sipas orës lokale pranë qytetit Nancy në Francën veriperëndimore , gjatë një fluturimi stërvitor, duke vrarë një nga dy pilotët.
Kërkimet vazhdojnë për të gjetur anëtarin e dytë të ekuipazhit.
Sipas kryetarit të bashkisë së zonës, mbeturinat u pikasën nga një dron , ndërsa dëshmitarët folën për një shpërthim të fuqishëm dhe një top zjarri që u shfaq në qiellin e natës.
Sipas mediave franceze, në kërkim po marrin pjesë zjarrfikësit , ekipet e shpëtimit të forcave ajrore dhe personeli i policisë , si dhe një helikopter./ad
