Last Updated on 18/07/2025 by adminfjala
Frekuentimi i linjave të trageteve në Portin e Durrësit ka shënuar rritje të ndjeshme këtë verë, krahasuar me vitet e kaluara. Fluksi i udhëtarëve është shtuar ndjeshëm, kryesisht nga emigrantët shqiptarë që zgjedhin të kalojnë pushimet pranë familjarëve të tyre.
Sipas të dhënave të Autoritetit Portual, vërehet se emigrantët nuk qëndrojnë më vetëm në zonat ku kanë jetuar më parë, por po zhvillojnë guida dhe udhëtime në të gjithë Shqipërinë, duke ndikuar në rritjen e turizmit në mbarë vendin.
“Ka një interes të shtuar edhe nga miqtë e tyre italianë apo shtetas të tjerë të huaj, të cilët së bashku po zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet e verës,” thuhet në media./kb