Vendi ynë ka regjistruar rritje të punësimit, duke krijuar më shumë vende pune se një dekadë më parë, megjithatë shumë prej tyre mbeten sezonale, të pasigurta dhe me paga që nuk ndjekin ritmin e rritjes së çmimeve.
Gjatë tre-mujorit të parë të viti 2026, janë hapur rreth 13 800 vende të reja pune, ndërsa niveli i papunësisë ka zbritur në rreth 8.1-8.3%.
Megjithatë të rinjtë përballen me një treg pune, ku kërkohet përvojë që në hyrje, aftësi dixhitale, gjuhë të huaja dhe fleksibilitet i lartë professional.
Për shumë prej tyre, hyrja në tregun e punës është kthyer në një tranzicion të zgjatur mes praktikave, kontratave të përkohshme dhe punëve me rotacion të shpeshtë.
Kjo situatë ka krijuar një fenomen të ri social, ku të rinjtë janë statistikisht të punësuar, por ekonomikisht mbeten të pasigurt. Rritja e kostos së jetesës, veçanërisht në Tiranë, ka bërë që shumë prej tyre, edhe pse punojnë, të mos arrijnë të kursejnë apo të krijojnë stabilitet afatgjatë.
Shkalla e punësimit te të rinjtë është rreth 46%, ndërsa pjesa tjetër mbetet jashtë tregut aktiv të punës, kryesisht për shkak të mungesës së mundësive dhe përputhjes me arsimin.
Analizat tregojnë se një nga sfidat kryesore të ekonomisë shqiptare mbetet lidhja e dobët mes arsimit dhe tregut të punës, pasi sistemi arsimor vazhdon të prodhojë më shumë diploma sesa aftësi praktike./mxh
