Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë vendimin për riaktivizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve.
Sipas ministres, ky mekanizëm do të shërbejë për reduktimin e akcizës dhe uljen e çmimit në treg, i cili prej më shumë se dy javësh qëndron në nivele të larta.
“Sot morëm një vendim për riaktivizimin e bordit të transparencës për çmimet e karburanteve. Pak më parë ishim të pavendosur për ngritjen e tij, por duke qenë se prej më shumë se dy javësh qëndron në nivelin 222 lekë për litër, ne kemi marrë një vendim paraprakisht ku sa herë që kalon 220 lekë ne do të aktivizojmë një mekanizëm për reduktimin e akcizës që çmimi i karburanteve të reduktohet, dhe mekanizmi i vetëm për reduktimin e akcizës ishte ringritja e bordit të transparencës”, u shpreh ajo./ad
