Qeveria e Shqipërisë ka miratuar këtë javë një vendim të rëndësishëm për arsimin, duke hyrë në fuqi nga 1 janari.
Pagat bruto të punonjësve të arsimit parauniversitar do të indeksohen me 2.5%, ndërsa për ata me paga nga 58,000 deri në 74,000 lekë në muaj, shtohet edhe një shtesë prej 3,000 lekësh, që sjell një rritje totale nga 4% deri në 5.17%.
Nga ky indeksim përfitojnë 36,390 punonjës të sistemit arsimor: 30,000 në arsimin parauniversitar, 1,500 në arsimin profesional dhe 4,890 në arsimin parashkollor dhe konvikte./kb
