Kampionati Botëror 2026 po hyn në fazën e tij më të nxehtë me eliminim direkt, ku tashmë janë përcaktuar 28 kombëtaret e para të kualifikuara dhe janë mësuar 9 përballje.
Në krahun e djathtë të tabelës, Argjentina do të sfidojë në raundin e 1/32-ave përfaqësuesen e Kepit të Gjelbër, me projektimin për të ndeshur Belgjikën në fazën pasardhëse. Ky krah i shortit mund të sjellë edhe një përballje çerekfinale mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, nëse Portugalia përfundon e dyta në grup dhe kalon raundet e para.
Rruga drejt trofeut në Botëror/ Ronaldo përballë Messit,
Po ashtu, Brazili dhe Anglia ndodhen në këtë pjesë të skemës dhe mund të përplasen së bashku po në çerekfinale, nëse përmbushin pritshmëritë.
Në krahun tjetër, Gjermania do të përballet me Paraguajin dhe në rast kualifikimi mund të gjejë Francën, e cila fillimisht duhet të kalojë Suedinë.
Holanda do të ndeshet me Marokun, ndërsa një duel i mundshëm i saj me Francën ose Gjermaninë është i realizueshëm vetëm në fazën çerekfinale.
Spanja do të masë forcat me Austrinë, por rrezikon të gjejë në rrugëtimin e saj Portugalinë në 1/16-at, nëse luzitanët kalojnë me sukses pengesën e Kolumbisë./mxh
