Ministria e Jashtme e Rusi ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli se po përpiqen të shkaktojnë ndryshim regjimi në Iran dhe të sabotojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Teheranit dhe vendeve arabe.
Në një deklaratë të publikuar të hënën (2 mars), ministria ruse theksoi se Uashingtoni dhe Tel Avivi, përveç synimit për rrëzimin e udhëheqjes iraniane “me mjete të paskrupullta”, përfshirë atentate ndaj drejtuesve të një shteti sovran, po përpiqen gjithashtu të provokojnë prishjen e afrimit diplomatik mes Iranit dhe fqinjëve të tij arabë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, u bëri thirrje palëve të përfshira të heqin dorë nga përdorimi i forcës dhe të orientohen drejt zgjidhjes politike dhe diplomatike të mosmarrëveshjeve.
“Edhe një herë u bëjmë thirrje me këmbëngulje të gjitha palëve të heqin dorë nga përdorimi i forcës për zgjidhjen e dallimeve ekzistuese dhe të lëvizin drejt një zgjidhjeje politike dhe diplomatike të çdo çështjeje, duke respektuar interesat legjitime të sigurisë së të gjitha vendeve në rajon,” deklaroi ajo.
Deklaratat nga Moska vijnë në një kohë përshkallëzimi të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa sulmet dhe kundërsulmet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit vazhdojnë./mxh
