Rusia nuk sheh arsye për të ndaluar tregtinë me Iranin dhe do ta vazhdojë atë sipas interesave të saj, pavarësisht kërcënimeve nga tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara, deklaroi të martën ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Gjatë një konference për media me zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, Lavrov tha se marrëdhëniet ekonomike dhe investimet me Iranin do të vazhdojnë të zhvillohen normalisht. Ai përmendi zgjerimin aktiv të centrali bërthamor Bushehr dhe punimet në pjesën më të rëndësishme të Korridorit Ndërkombëtar të Transportit Veri–Jug, që lidh Rusinë, Azerbajxhanin dhe Iranin.
“Ne po tregtojmë me ju, jo me SHBA-në. Tregtia jonë do të zhvillohet ashtu siç vendosim ne. Kemi plane të mira me Republikën Islamike të Iranit, jo vetëm në tregti, por edhe në investime.”
Lavrov kritikoi gjithashtu përdorimin e tarifave nga presidenti amerikan Donald Trump, duke e cilësuar këtë një mjet politik. Ai tha se masat e njëanshme tregtare tregojnë pasiguri në konkurrencën globale të iniciatorit.
“Trump përdor tarifat si instrument politik. Përdorimi i masave të njëanshme në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike tregon se iniciatori nuk është plotësisht i sigurt në konkurrencën e tij globale.”
Deklaratat e Lavrov vijnë pas paralajmërimeve të Trump më 12 janar se çdo vend që bën biznes me Iranin do të përballet me një tarifë prej 25% për çdo marrëveshje tregtare me SHBA-në. Rusia, një nga partnerët kryesorë të Iranit, duket e vendosur të mos ndikohet nga këto presione./mxh
