Rusia, një nga eksportueset më të mëdha të energjisë në botë, po zhvillon bisedime me vende të tjera për mundësinë e importimit të karburanteve, në përpjekje për të stabilizuar tregun e brendshëm.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se importet mund të realizohen nëse arrihen marrëveshje me çmime të pranueshme, duke shtuar se kjo do të ndihmonte në shmangien e blerjeve nga paniku.
Deklaratat vijnë në një kohë kur Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë ndaj objektivave energjetike brenda Rusisë.
Rafineritë janë goditur vazhdimisht, ndërsa autoritetet ukrainase synojnë të pengojnë furnizimin me karburant të ushtrisë ruse dhe të ulin të ardhurat nga sektori energjetik, të cilat përdoren për financimin e luftës.
Mungesa e benzinës është raportuar tashmë në disa rajone të Rusisë dhe në territoret e pushtuara.
Edhe presidenti Vladimir Putin ka pranuar së fundmi se sulmet ukrainase ndaj infrastrukturës energjetike kanë krijuar vështirësi, megjithëse theksoi se situata nuk është ende kritike./mxh
