Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se disa vende aleate nuk do të japin miratimin e tyre për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, duke përfshirë Hungarinë, Shtetet e Bashkuara, Sllovakinë dhe ndoshta disa të tjera. Kjo lë hapësirë për diskutime mbi mënyrën se si mund të garantohen siguria dhe paqja në Ukrainë pas një marrëveshjeje të mundshme.
“Lëvizja praktike është se disa aleatë nuk do të japin pëlqimin, dhe kjo hap pyetjen: nëse arrihet një marrëveshje paqeje, si mund të parandalojmë që Rusia të sulmojë sërish Ukrainën? Si të shmangim përsëritjen e asaj që ndodhi pas marrëveshjes Minsk II në 2014-2015? Këtu hyjnë në lojë garancitë e sigurisë, “ theksoi Rutte.
Rutte sqaroi se garancitë e sigurisë janë duke u hartuar në tre nivele: e para është Ushtria e Ukrainës, që do të jetë linja e parë e mbrojtjes. E dyta është mbështetja e aleatëve evropianë, nën udhëheqjen e Britanisë së Madhe dhe Francës, së bashku me Kanada. Dhe e treta përfshin Shtetet e Bashkuara, të cilat sipas presidentit amerikan duan të jenë pjesë e paketës së garancive të sigurisë.
“Diskutimet janë ende në zhvillim për të përcaktuar saktësisht se si do të duket kjo paketë kolektive e garancive të sigurisë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse, pas marrëveshjes së paqes, NATO për arsye praktike nuk mund të angazhohet direkt. Pra, si parandalojmë një sulm tjetër nga Rusia,” tha ai.
Sekretari i NATO-s theksoi se garantimi i sigurisë së Ukrainës është çelësi për stabilitetin afatgjatë në rajon dhe shmangien e një agresioni të ri rus./mxh
