Last Updated on 02/11/2026 by Monika
Në vijim të protestës që po zhvillohet prej 21 ditësh përpara Kryeministrisë, një grup protestuesish kanë ndërmarrë një tjetër aksion simbolik, duke djegur dy figura të përmasave të mëdha me imazhet e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Dy figurat e dy politikanëve janë vendosur krah njëra-tjetrës, ku në duar mbajnë pankarta me mbishkrimin “Sa të kem jetë, dua pushtet”.
Pak çaste më vonë, protestuesit u kanë vënë flakën përpara godinës së Kryeministrisë./mxh
