Last Updated on 23/09/2025 by adminfjala
Anëtarët socialiste të Këshillit Bashkiak, Joleza Koka, Aldo Merkoci dhe aktori Gazment Paja nuk kanë marrë pjesë në seancën për shkarkimin e kryetarit te bashkise, Erion Veliaj.
Përveç këtyre mungesave, ka rënë në sy edhe mosprania e kryetares në detyrë të Këshillit, Anuela Ristani, e cila, sipas rregullores së brendshme, duhet të kishte qenë e pranishme dhe të kishte drejtuar punimet e mbledhjes.
Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila tha se vendimmarrja për shkarkimin e Erion Veliajt është i imponuar nga nevoja e situatës së krijuar pas arrestimit të kryebashkiakut./E.T
