Last Updated on 12/12/2025 by Monika
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të kthyer në detyrë zv.kryeministren Belinda Ballukun, duke thënë se kjo gjykatë vendosi të mbajë anën e të korruptuarve.
Sipas Shehajt, ky nuk është një vendim që shpëton Ballukun, por ka për qëllim të shpëtojë Edi Ramën.
Por kryetari i Partisë Mundësia u shpreh se ky vendim i jep vetëm pak kohë Ramës, por nuk e shpëton dot. Sipas Shehajt, fati i Edi Ramës është vendosur në Perëndim./mxh
