Last Updated on 12/12/2025 by Monika
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot në foltoren e radhës me demokratët e Elbasanit.
Në fjalën e tij Berisha theksoi edhe një herë kalvarin e gjatë sipas tij të PD-së, nga lufta ndaj tij me non-grata, te tentativa e Ramës dhe Soros për të lenë vendin pa opozitë.
Berisha thekson se demokratët nuk e lejuan këtë dhe dolën të pamposhtur, pavarësisht se nuk i lanë as emrin dhe flamurin.
“Atë avantazh që krijoi tuneli që bashkoi Elbasanin dhe Tiranën e humbet e zhduk mungesa e bypass që duhet të ishte vepra e parë pas tunelit të Elbasanit. Sonte është një ditë e veçantë e demokracisë, revolta e qytetarëve të Elbasanit 35 vite më parë në qytet, kombinatin metalurgjik, as tanket as autoblindat asgjë nuk mposhtën burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat, por përkundrazi data 12 deri 14 u shndërruan në arenë përleshjesh. Shpreh mirënjohje për ata guximtarë që këtu në Elbasan themeluan PD. Vitet fundit, siç jeni vetë në dijeni ishin vitet më të vështira, një kalvar i paparë në historinë e Europës që forca jonë politike. Forcë e lirive dhe dinjitetit njerëzor, forcë e vokacionit, shpirtit perëndimor të kombit e interesit kombëtar të shqiptarëve e integrimit në NATO dhe BE, u përball me një agresion si një asnjë forcë tjetër politike me qëllimin e vetëm Shqipëria pa opozitë. Sepse pasardhësi i xhelatit Kristaq Rama kërkon një Shqipëri si etërit e tij. Shqipëria pa opozitë, vendim makabër jo vetëm i Edi Ramës por edhe i George Soros. Mirëpo ne demokratët jemi njerëz të idealeve. Në ‘90 u ngritëm për idealet e lirisë. Për interesin kombëtar, integrimin e Shqipërisë në Europë. Besimin te Zotit, te familja dhe këto vlera janë sa hyjnore dhe tokësore. Krim i shëmtuar të sulmosh një forcë politike që u përmbahet parimeve më të larta njerëzore. Çfarë nuk u bë ndaj nesh”, theksoi Berisha.
