Last Updated on 21/11/2025 by Monika
Ura kryesore që lidh zonën e fshatit Xhyrë, në Njësinë Administrative Hotolisht të Bashkisë Librazhd, ka pësuar shembje këtë të premte.
Kjo situatë ka izoluar plotësisht këtë fshat, duke e rënduar edhe më shumë situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut të kësaj jave.
Shembja e urës ka ardhur si pasojë e rënies së këmbëve të urës, për shkak të prurjeve të pazakonta të lumit Shkumbin.
Siç raportohet, shembja e urës veçse ka bllokuar banorët e zonës, ka penguar edhe vijim e procesit mësimor.
Po ashtu, raportohet se deri më tani janë kryer disa ndërhyrje të para të rastit, por situata vijon të mbetet problematike.
