Last Updated on 12/08/2025 by adminfjala
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta Gazmen Metës, efektiv i Policisë së Burgjeve, me detyrë në IEVP “Ali Demi”.
Teksa ndan fotografinë e tij dhe i përcjell familjes, kolegëve dhe miqve ngushëllimet, ai thotë Meta ka shërbyer me nder e profesionalizëm për më shumë se një dekadë në detyrë.
“Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të kolegut tonë, Gazmen Meta, i cili për 11 vite shërbeu me nder, përkushtim dhe profesionalizëm në IEVP “Ali Demi”.
Ai mbetet një shembull korrektësie, qetësie dhe bashkëpunimi për të gjithë ne. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve. U prehtë në paqe”, shkruan Klevis Qose. m.p.
