Nga ARTUR AJAZI
Shërbimi i Provës, institucion në varësi të Ministrisë sëDrejtësisë, ka filluar funksionimin e tij në Shqiperi, ngaqershori 2009-ës, dhe deri tani ka mbikëqyrur dhembështetur zbatimin e dënimeve alternative për mëshumë se 2000 persona.
Aktualisht Shërbimi i Provës ka 4 zyra vendore, përkatësisht në Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier të cilatmbulojnë territorin shqiptar. Stafi i tyre, angazhohet nëpërgatitjen e raporteve të vlerësimit para dhe pas gjykimit duke vlerësuar prejardhjen shoqërore, kushtetfamiljare dhe planet konkrete për riintegrim shoqëror sidhe realizon mbikëqyrjen e të dënuarve me dënimealternative me qellim mbrojtjen e interesave publikedhe parandalimin e kryerjes se veprave penale. Ky shërbim kryen kontroll mbi të dënuarit dhe vepron simburojë për komunitetin.Nga njëra anë u jepmundësinë autorëve të veprave penale të cilët kanëmundësi për riintegrim dhe rehabilitim në shoqëri tërifillojnë më shpejt jetën në komunitet ndërsa nga anatjetër kontrollon dhe ndëshkon autorët e veprave penaleduke vepruar si mburojë për komunitetin. Sigurisht përtë arritur rezultate të kënaqshme veprohet nëbashkëpunim me shërbimet lokale sociale dhe tëmirëqenies për të nxitur dhe rritur mundësitë e përfshirjes në shoqëri. Pra deri këtu, duket sikurgjithçka është normale, por ka edhe disa gjëra që e kanë neveritur “Shërbimin e Provës”, të caktuara ngagjykatat. Prej vitesh, nën petkun e “Shërbimit tëProvës”, po dalin dhe nuk po kryejnë vite burgu, zyrtarë të korruptuar, bashkepunëtorët e tyre, persona që janë kapur në flagranë me zarfe me mijëra euro,duke u akuzuar për korrupsiono, shkelje ligji, dheabuzim me detyrën. Ndalohen nga Policia e Shtetit, dhepas 2-3 muajsh ata dënohen, por medemek jo me vitenë qeli, por me “Shërbim Prove”. Pra, i korruptuari, shkelesi i ligjit, apo dhe autori plagosjes dhe grabitjes, duhet “riedukuar, riintegruar, duke vajtur në punëbashkë me komuinitetin”. Qasje më tallëse për organete zbatimit të ligjit nuk ka. Dhe të mendosh se, jemiduke “shijuar” drejtësinë e re. Pra, ti zhvat para, bejkorrupsion, “KÇK”, sepse pas 30 ditësh ndalim ngapolicia, gjykata të jep 3 ose 4 vjet burg, por në rreshtine fundit të vendimit ka nja dy fraza që thonë se “dënimitu konvertua në Shërbim Prove”, dhe se duhet tëshkosh të punosh edhe ca ditë në “ndermarrjen e Pastrimit të qytetit tend. Kush po tallet me shqiptarët, kush po tallet me Kodin Penal, kush po tallet me ligjet, zbatimin e tyre, kush po bën karshillëk me qytetarin e thjeshtë, që pasi i ka mbushur xhepin inspektorit tëIKMT, apo OPGJ me zarfin me euro, del një gjykatësmediokër dhe i molepsur, dhe na jep një vendimskandaloz. Në popull, tanimë është krijuar perceptimise, edhe po vodhe, edhe po bëre korrupsion, edhe po grabite dhe plagose (ndoshta edhe po vrare dike) , ka shanse të marresh dënimin me disa vite burg, por mëshanse ke të marrësh “Shërbim Prove”. I jap plotësishttë drejtë edhe kryeministrit Rama, kur atakon me tëdrejtë segmente të caktuara të kësaj drejtësie medemek“të re”, e cila duket hashiqare se, po stimulonkorrupsionin përmes një klauzole të vetme që ka vendimi dhe dënimi ndaj të korruptuarit, “Shërbimin e Provës”. Në burgjet tona ka djem të rinj, që kanë hyrëatje dhe presin prej 1 apo 2 vitesh gjykimin, vetëm se kanë vjedhur ndonjë thes miell, apo ndonjë celular, dhenë përfundim të procesit, dhe nuk ndodh kurrë qëgjyqtari të japë ndaj tyre denim të konvertuar në“Shërbim Prove”. Atëhere pse me dy standard nëgjykim, pse me dy standarde në dënimin e veprave tëtilla penale ?/kb
