Last Updated on 17/09/2025 by adminfjala
Partia Socialiste po shkon drejt zyrtarizimit të garës për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës. Burime pranë kësaj partie konfirmojnë se Këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës do të marrin pjesë në një mbledhje që do të zhvillohet ditën e nesërme në selinë e Partisë Socialiste.
Mbledhja do të nisë në orën 17:00 dhe këshilltarët socialistë janë thirrur për të qenë të pranishëm, me porosinë që pjesëmarrja e tyre është e rëndësishme.
Zhvillimi i kësaj mbledhjeje vjen pasi kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS, i kërkoi këshillit bashkiak që të niste procedurat për shkarkimin e Erjon Veliajt.
Kryesocialisti Rama po ashtu bëri publike edhe kandidaturën e PS për Tiranën, duke ja besuar këtë betejë ish-ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu./e.t
