Last Updated on 09/08/2026 by Anisa
Një mjet lundrues Jet Ski është bllokuar nga Policia Kufitare në plazhin e Bunecit, pasi kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe po rrezikonte pushuesit.
Policia ndërhyri pas raportimeve të qytetarëve për mjetin lundrues që lëvizte brenda zonës së përcaktuar për sigurinë e pushuesve.
Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, organizuan menjëherë ndërhyrjen dhe bllokuan Jet Ski-n. Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. Gj., u ndëshkua me masë administrative prej 300 mijë lekësh të rinj për shkeljen e perimetrit të sigurisë në zonën e plazhit.
“Himarë/Shkeli perimetrin e sigurisë, me mjet lundrues Jet Ski, pas raportimit nga pushuesit, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues dhe ndëshkon drejtuesin, me masë administrative 300 000 lekë të rinj.
Menjëherë pas raportimit nga pushuesit, në adresën e Policisë e Shtetit, për një mjet lundrues Jet Ski që kishte shkelur perimetrin e sigurisë në plazhin e Bunecit dhe po rrezikonte jetën e pushuesve, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, organizuan menjëherë ndërhyrjen.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u konstatua mjeti lundrues Jet Ski, i cili u bllokua nga Policia Kufitare, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi A. Gj., u ndëshkua me masë administrative 300 000 lekë të rinj, për shkelje të perimetrit të sigurisë në zonën e plazhit.
Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave që cenon sigurinë publike, në numrin pa pagesë 112. Reagimi i menjëhershëm dhe bashkëpunimi me qytetarët mbeten kyç për parandalimin e ngjarjeve që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e pushuesve gjatë sezonit turistik“, thuhet në njoftimin e policisë./ad
