Last Updated on 09/08/2026 by Anisa
Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, me përdorimin e dronëve, radarëve dhe makinave inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut gjatë sezonit veror.
Fokusi kryesor i kontrolleve është evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit, veçanërisht ata që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara apo qarkullojnë me xhama të riveshur.
Sipas Policisë Rrugore, këto shkelje konsiderohen ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në aksidentet rrugore.
Gjatë periudhës 30 korrik–6 gusht 2026, si rezultat i monitorimeve, është arrestuar një drejtues mjeti dhe është proceduar penalisht një tjetër, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, është pezulluar një leje drejtimi.
Në të njëjtën periudhë janë vendosur 1223 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Sipas të dhënave të Policisë, masat janë ndarë si më poshtë:
72 masa për parakalime të gabuara;
471 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar;
329 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar;
57 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
28 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
266 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor./ad
