Last Updated on 28/11/2025 by EL
Në kuadër të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, prestigjiozja The Japan Times ka botuar në numrin e saj të datës 28 nëntor një artikull të posaçëm kushtuar vendit tonë, duke i bërë jehonë historisë, kulturës dhe marrëdhënieve gjithnjë e në rritje mes Shqipërisë dhe Japonisë.
Ambasadori i Shqipërisë në Japoni, Ermal Muça, ka ndarë këtë publikim, i cili përkon me Ditën e Flamurit dhe përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për imazhin e Shqipërisë në një prej mediave më të njohura të Azisë.
“Ndërsa kremtojmë me krenari festën tonë kombëtare, prestigjiozja e përditshme The Japan Times ka botuar në numrin e saj të datës 28 nëntor, një artikull të posaçëm kushtuar vendit tonë, me rastin e Ditës së Flamurit. Gëzuar 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, thekson ambasadori Muça, duke uruar shqiptarët kudo që ndodhen për këtë ditë të shënuar./kb

