Pesë persona u vranë dhe dy të tjerë pësuan lëndime pas një shpërthimi të ndodhur në një strukturë ajrore në Daejeon të Koresë së Jugut.
Autoritetet e zjarrfikësve të zonës thanë se morën rreth 30 raportime nga telefonuesit, të cilët thanë se dëgjuan një shpërthim të fortë dhe panë tym që vinte nga vendi i ngjarjes.
Presidenti Lee Jae Myung, përmes zëdhënësit të tij, urdhëroi një hetim të plotë për shpërthimin tragjik.
Policia dhe autoritetet dyshojnë se shkak për ngjarjen mund të jetë bërë shpërthimi i një lënde djegëse raketore/kb
