Last Updated on 17/11/2026 by Monika
Ushtria amerikane të martën goditi “disa lokacione” në zonën e ishullit Qeshm të Iranit, tha një zyrtar provincial, sipas mediave vendase.
Ahmad Nafisi, zëvendësguvernator për çështjet politike, të sigurisë dhe sociale të provincës jugore Hormozgan, tha se sulmet nuk shkaktuan dëme në zonat banesore ose tregtare, infrastrukturën kritike ose objektet publike.
“Situata në ishullin Qeshm është nën kontroll”, tha Nafisi, duke shtuar se ekipet e reagimit ndaj emergjencave dhe agjencitë lokale janë në gatishmëri të plotë.
Përpara deklaratës së Nafisit, Agjencia e Lajmeve Fars raportoi se banorët kishin dëgjuar një shpërthim nga veriperëndimi i qytetit të Qeshmit dhe se mbi ishull ishte parë tym.
Qeshm, ishulli më i madh i Iranit, shtrihet përgjatë hyrjeve veriore të Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për dërgesat e naftës dhe gazit nga vendet e Gjirit drejt tregjeve ndërkombëtare./mxh
