Last Updated on 04/11/2026 by EL
Një grua 83-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një apartament në lagjen “Çlirimi” në Elbasan.
Nga zjarri raportohet se 8 persona të tjerë kanë shfaqur probleme me asfiksinë për shkak të tymit, por fatmirësisht gjendja e tyre nuk paraqitet serioze.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka rënë aksidentalisht, ndërsa nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se shkak mund të jetë bërë shpërthimi i një bombole gazi.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në apartamentet përreth.
Fillimisht, shefi i shërbimit zjarrfikës kishte konfirmuar se nuk kishte persona të lënduar, por më vonë u raportua për viktimën dhe 10 personat që kanë pësuar probleme nga asfiksia.
Shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes pritet të përcaktohen nga hetimet./et
