Përfaqësuesja e Kosovës ka hedhur hapat e parë konkretë për të siguruar shërbimet e një prej talenteve më premtues në futbollin europian.
Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Erblin Osmani, i cili bëri bujë pak ditë më parë duke debutuar me ekipin e parë të Bayern Munich në Bundesligë.
Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i “Dardanëve”, Bajram Shala, i cili bëri të ditur se drejtori i kombëtares, Muharrem Sahiti, ka vendosur kontakte direkte me familjen e lojtarit.
“Po, drejtori Sahiti ka pasur kontakte direkt me familjarët e Erblin Osmanit,” deklaroi Shala, duke lënë të kuptohet se projekti për ta veshur djaloshin me fanellën e Kosovës ka nisur zyrtarisht.
Osmani shihet si një investim i madh për të ardhmen, ndërsa FFK synon të bindë talentin përpara se kombëtaret e tjera të ndërhyjnë./mxh
