Last Updated on 26/06/2026 by EL
Bashkimi Europian po përshpejton procesin e zgjerimit dhe Shqipëria renditet mes vendeve që pararojë po ecin me ritëm më të shpejtë në negociatat për anëtarësim. Mesazhi vjen nga komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila deklaroi se dinamika e zgjerimit ka ndryshuar ndjeshëm dhe se vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për vendet kandidate si Mali i Zi dhe Shqipëria.
Duke folur në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës (URC 2026), të mbajtur në Gdansk të Polonisë, Kos tha se zgjerimi i Bashkimit Europian ka marrë një shtysë të re dhe se është e mundur që gjatë mandatit të saj, i cili përfundon në vitin 2029, Unioni të mirëpresë anëtarë të rinj.
“Mund të them se Mali i Zi do të jetë anëtari i ardhshëm gjatë mandatit tim. Dhe nëse Islanda i rikthehet procesit të anëtarësimit dhe qytetarët e mbështesin këtë në një referendum në muajin gusht, do të jem gjithashtu e lumtur. Shqipëria tani ka nisur të mbyllë kapitujt e negociatave. Pra, lëvizja në procesin e zgjerimit është tani më e madhe se në 15 vitet e fundit.”
Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030./et
