Në kulmin e përplasjeve mes Donald Trump dhe mediave amerikane Shtëpia e bardhë ka lançuar Trump TV një platformë transmetimi 24 orë në 7 ditë që publikon video deklarata dhe momente nga aktivitetet e presidentit.
Kanali i ri nisi transmetimin të hënën ne mbrëmje në YouTube, me një fjalim të Trump të mbajtur më 3 korrik në malin Rushmore. Më pas shfaqi edhe pamje nga ceremonia e inaugurimit të presidentit në vitin 2025.
Sipas Shtëpisë së Bardhë Trump TV do të ofrojë materiale kryesore dhe momente të rëndësishme të përditësuara në kohë reale por mbetet e paqartë nëse kanali do të transmetojë drejtpërdrejt aktivitetet e ardhshme të presidentit.
Lançimi vjen pasi Trump u hoqi akreditimet gazetarëve të CNN, Politico dhe MS NOW, duke i akuzuar për raportime të rreme.
Tre mediat kanë paditur administratën amerikane, duke argumentuar se vendimi cenon lirinë e shtypit.
Në shenjë solidariteti, rrjeti televiziv që mbulon aktivitetet presidenciale pezulloi të hënën transmetimet e përbashkëta.
Për pasojë disa aktivitete përfshirë takimi i presidentit me kryebashkiakun e Nju Jorkut Mamadani nuk u mbuluan nga TV amerikane./mxh
