Presidenti amerikan Donald Trump po diskuton me aleatët evropianë dhe shtete të tjera për të siguruar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, tha të hënën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Britania e Madhe theksoi se nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë me Iranin, por do të punojë me aleatët për një plan të “qëndrueshëm” për të rihapur këtë rrugë detare jetike.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar ndërprerjen më të madhe të furnizimit me naftë në histori, ndërsa prodhues kryesorë si Arabia Saudite, Iraku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ulur prodhimin.
Leavitt tha se Trump “ka të drejtë të kërkojë më shumë angazhim nga këto vende për të ndihmuar SHBA-në në rihapjen e Hormuzit, në mënyrë që të ndalohet ky regjimi terrorist që po kufizon lirinë e qarkullimit të energjisë.”
Po ashtu, ajo theksoi se vizita e Trump në Pekin për të takuar presidentin Xi Jinping nuk është në rrezik, megjithëse mund të vonohet pak. Shtëpia e Bardhë do të njoftojë sapo të ketë datat e reja për udhëtimin./mxh
