Last Updated on 08/03/2025 by adminfjala
Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të ekipit katalanas, Carles Minarro Garcia.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ishte ai i cili ua komunikoi personalisht lojtarëve të tij këtë ngjarje tronditëse. Më pas me mirëkuptimin e Osasunës, u vendos që ndeshja të anulohej e shtyhej për një ditë tjetër, ndonëse skuadrat po bëheshin gati të dilnin në nxemje dhe shumë tifozë kishin mbushur shkallët e stadiumit.
Fillimisht tifozët nuk po kuptonin çfarë kishte ndodhur dhe pse skuadrat nuk po dilnin plotësisht në fushë. Por më pas një njoftim në altoparlantët e stadiumit, u shpjegoi situatën dhe i ftoi të boshatisnin shkallaret.
Ata filluan të largohen pak nga pak, ndërsa të njëjtën gjë bënë edhe portierët e Osasunës, të cilët ishin të vetmit që kishin qëndruar që në fillim në fushë duke bërë nxemje./ D.C