Last Updated on 11/05/2026 by Anisa
Është shtyrë seanca gjyqësore për padinë për shpifje mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe ministrit Taulant Balla.
Shkak për shtyrjen u bë mungesa e Ballës, i cili kishte paraqitur në gjykatë një kërkesë për shtyrje, duke argumentuar se e kishte të pamundur të ishte i pranishëm për shkak të angazhimeve në grupin parlamentar.
Në seancë, Sali Berisha ishte i përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj, i pajisur me prokurë të posaçme.
Gjykatësi Besmir Stroka vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 22 maj, në orën 10:00.
Kreu i PD-së është paditur nga Taulant Balla pas deklaratave të bëra në rrjetet sociale, ku Berisha e akuzonte Ballën se kishte ndikuar në lirimin nga qelia të Marjo Çelës, vëllait të Suel Çelës.
