Edon Zhegrova po kalon një sezon të vështirë te Juventusi, me pak hapësira dhe pa ndikim konkret në lojë.
Ai ka regjistruar më pak se 500 minuta gjatë gjithë sezonit dhe vetëm një ndeshje si titullar. Sulmuesi anësor nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka dhënë asnjë asist.
Transferimi i tij nga Lille për rreth 14 milionë euro nuk ka përmbushur pritshmëritë. Problemet fizike dhe një periudhë e gjatë mungese pas një dëmtimi kanë ndikuar në formën e tij.
Trajneri Luciano Spalletti ka vlerësuar cilësitë teknike, por ka theksuar mungesën e vazhdimësisë. Një moment negativ ishte rasti i humbur në Champions League ndaj Galatasarayt.
Pas atij episodi, minutat e tij janë reduktuar dhe roli në skuadër është bërë më i kufizuar./mxh
