Last Updated on 09/11/2025 by Kesjana
Në edicionin e 31-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga “Klik Ekspo Group”, siguria kiberenetike ishtepjesë e diskutimit në një panel të dedikuar me pjesëmarrjen e autoriteteve vendase dhe kompanive teknologjike. Me temën“Siguria kibernetike dhe mbrojtja digjitale”, dhjetra të rinjndoqën diskutimin për të mësuar nga përvojat e ekspertëve mbimbrojtjen nga sulmet e hakerave.
Themeluesi i Burstock, Z. George Busby vlerësoi praninë e tërinjve në panair, duke vënë theksin te muret që duhet të ndërtojëçdo biznes, institucon dhe qeveri, për të garantuar mbrojtjeefikase.
“Siguria kibernetike luan rol kyç për të ardhmen. Mendoj se me punën që po bën Qeveria me strategjinë kibernetike, po mbështet të rinjtë, të cilët do të mund të garantojnë sigurinëpër vendin e tyre në të ardhmen. Shqipëria u ekspozua nga disasulme kibernetike nga jashtë, por unë mendoj se kjo nuk duhett’ju bëje të shqetesoheni, por duhet të shqetësoheni për atë se çka ndodh çdo ditë”.
Zëvendësdrejtorja e Përgjithshme e Autortitetit Kombëtar tëSigurisë Kibernetike, Floreta Faber orientoi të rinjtë të shohinme vëmendje punën që bën një inxhinier IT dhe foli për kujdesinqë duhet të tregojë çdo biznes, që operon me sisteminformacioni kompjuterik. “Të rinjtë duhet të kuptojnë se çdogjë që bën një IT, duhet të shihet si model për mënyrën si duhettë mbrohen. Sepse, kur ke një biznes që është i bazuar tesistemi i informacionit, duhet të jeni të sigurt për ta mbrojtur atë nga sulmet kibernetike, ndryshe do të ikë e gjithë klientela. Bankat dhe transporti mund të bien në kolapsnëse nuk kanë siguri. Është e rëndësishme, për të rinjtë sidomostë mbrojnë të dhënat”, tha Znj. Faber.
Charles White, Drejtor Ekzekutiv i Cyber Scheme orientoidisa politika, të cilat lidhen me zbulimin dhe integrimin e talenteve të reja në sektorin IT, të cilët jo detyrimisht janë tëpajisur me një diplomë universitare. “Nëse flasim për koalicionetë sigurisë kibernetike, është me rëndësi të kemi një regjistërme ekspertë dhe çdokush duhet t’i demonstrojë aftësitë. Elon Musk tha në një prej deklaratave të tij se interneti ka burimefantastike që ndihmojnë të zhvilloni aftësitë në IT dheprogramim, dhe të rinjtë që nuk kanë diplomë në këtë fushë porkanë talentin, duhen përfshirë në sistem”.
Përballja e Shqipërisë me një sërë sulmesh kibernetike e nxitiqeverinë të marrë një sërë masash dhe të ndërtojë njëlegjislacion të ri për mbrojtjen kibernetike.
“Shqipëria ka një ligj për mbrojtjen e të dhënave dhearsyet pse u bë një kuadër rregullator, ishte që t’i përgjigjemisfidave të zhvillimeve teknologjike. Kuadri paraqet qasje të re, e cila duhet parë si mundësi për të siguruar pajtueshmëri që tëmbetemi konkurrues. Sfida e parë është mbrojtja të dhënavepër kompanitë, sepse ndërton besim dhe parandalon incidente”, deklaroi Znj. Besa Velaj, Drejtore Kabineti pranë Komisioneritpër të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të DhënavePersonale.
Në panel u diskutua edhe për sulmet hibride, natyra e të cilavemund të ketë ndikim përtej një territori. “Tani është pranuar se sinjë sulm kibernetik, mund të japë efekt ndërkufitar. Hakerimi isistemit të një banke që operon në gjithë Europën, mund tëpërçojë efekte bllokuese brenda një ditë. Edhe sulmet hibridekrijojnë efekt domino, në transport, energjetike, prandajinformacioni është shumë i rëndësishëm”, tha Znj. Faber.
Hakerimi mund të krijojë kolaps në rrjetet e transporteve dheato energjetike, e për këtë arsye, Charles White sugjeroi, ngritjene zyrave me ixhinierë IT për të adresuar sfidat e sigurisë. “Nësejeni në zinxhirin e furnizimit për kompanitë e mëdha, organizatat kriminale iu hakërojnë ju. Targeti i tyre nuk ështënjë biznes i vogël, kështu që merrni parasysh se mund të bini nërrjetën e hakerimit”.
Sistemet përjetojnë sulme kibernetike, mesatarisht çdo 3 minutadhe për këtë arsye Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetikeharton ne mënyrë periodike, raporte që masin riskun në nivelkombëtar. Me ndryshimin e shpejtë të teknologjisë, këto risqebëhën të shumëfishta, çka orientojnë nevojën për adresimin e sfidave të reja./kb
