Last Updated on 12/08/2026 by EL
Ka nisur evakuimi i banorëve në lagjen “Abaze” të Krujës, për shkak të rrezikut që paraqet zjarri që ka përfshirë zonën.
Forcat e Policisë kanë nisur nxjerrjen e banorëve nga banesat, ndërsa është marrë vendimi për evakuimin e zonave më të ekspozuara ndaj flakëve.
Mësohet se procesi i evakuimit është përqendruar veçanërisht në banesat që ndodhen në pjesën pranë malit, ku situata paraqet rrezik për përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Autoritetet po vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa prioritet mbetet largimi i banorëve nga zonat e rrezikuara dhe garantimi i sigurisë së tyre.
Situata mbetet dinamike, ndërsa ekipet e emergjencave dhe shërbimet e tjera vijojnë të jenë në terren për përballimin e situatës së krijuar nga zjarri./et
