Trupat e të paktën 50 foshnjave dhe gjashtë të rriturve janë gjetur të hedhur në një varrezë në qytetin Cumuto, rreth 40 kilometra larg kryeqytetit Port of Spain, në ishullin Trinidad.
Sipas një deklarate të Shërbimit Policor të Trinidad dhe Tobago (TTPS), gjetja është bërë gjatë një hetimi në zonë dhe përfshin trupa që dyshohet se janë braktisur në mënyrë të paligjshme.
Autoritetet thanë se hetimet paraprake tregojnë se mund të bëhet fjalë për një rast të “asgjësimit të paligjshëm të trupave të pashoqëruar”.
Nuk është ende e qartë nëse ky rast lidhet me dhunën e bandave në vend, i cili ka një nga normat më të larta të vrasjeve në Amerikën Latine dhe Karaibe.
Policia sqaroi se nga gjashtë trupat e të rriturve, katër burra dhe dy gra, pesë prej tyre kishin etiketa identifikimi. Dy prej trupave rezultojnë të kenë kaluar autopsi.
Departamenti i Shtetit i SHBA ka lëshuar disa herë këshilla udhëtimi për Trinidad dhe Tobago, duke përmendur kriminalitetin dhe “rrezikun e shtuar të terrorizmit”./mxh
