Last Updated on 20/09/2026 by EL
Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado, në një postim në rrjetet ka paralajmëruar qytetarët për një mesazh mashtrues që po qarkullon në celularët e tyre në lidhje me institucionin që ai drejton.
Përmes një njoftimi zyrtar, zyrtari i ISSH bën me dije se qytetarët po marrin një SMS që nuk është dërguar nga institucioni dhe u kërkon atyre të tregohen të kujdesshëm dhe të mos japin të dhënat personale.
Po ashtu në njoftim theksohet se institucionet përkatëse për marrjen e masave të nevojshme dhe bllokimin e këtij mesazhi. Në fund, institucioni u bën apel qytetarëve që ta shpërndajnë njoftimin, me qëllim informimin dhe personave të tjerë.
Njoftimi i plotë:
Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH)
njofton qytetarët se në celularët e tyre po qarkullon një SMS, i cili nuk është dërguar nga ISSH.
Ju lutemi, mos klikoni në linkun e përfshirë në këtë mesazh dhe mos jepni të dhëna personale.
ISSH ka njoftuar institucionet përkatëse për marrjen e masave dhe bllokimin e tij.
Ju lutemi, shpërndajeni këtë njoftim për të informuar edhe të tjerët.
