Last Updated on 17/10/2026 by Anisa
Kanë nisur grumbullimet para Bashkisë së Durrësit, ku qytetarët po mblidhen në kuadër të protestës së pestë në vend.
Gjatë grumbullimit, pjesëmarrësit kanë brohoritur slogane kundër politikës dhe përfaqësuesve të saj, mes tyre “Rama n’burg”, “Berisha n’burg” dhe “Rama, jep dorëheqjen”.
Protesta vjen në një klimë tensioni politik, ndërsa qytetarët shprehin pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha./ad
