Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë. Prej gati dy muajsh qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ashtu si në ditët e tjera qytetarët mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku dhe mbajnë fjalime para Kryeministrisë.
Në ccdo protestë nuk mungojnë pankartat dhe banderolat me mesazhe kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike në vend.
Në tubimin e zhvilluar një ditë më parë, qytetarët njoftuan dhe protestën e radhës para Parlamentit. Më 23 korrik, në të njëjtën ditë me zhvillimin e seancës plenare do të protestohet kundër qeverisë.
Protestat para Parlamentit janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku ka pasur dhe arrestime të qytetarëve. /kb
