Last Updated on 25/12/2025 by EL
Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Partia Demokratike nuk ka arritur asnjëherë, në 35 vite, të rrëzojë një qeveri përmes protestave.
Ai u shpreh se protestat e zhvilluara gjatë vitit 2025 kanë qenë ndër më të voglat që ka organizuar PD-ja ndër vite.
Spihiu kritikoi mungesën e entuziazmit në protestat e PD-së, duke i krahasuar ato me një funeral, ndërsa vlerësoi protestat e organizuara nga partitë e vogla.
‘Po të bëjmë një tablo protestat e 2025 kanë qenë protesta me të vogla të PD. Nuk ka ndodhur që një qeveri të rrëzohet nga protestat e PD. Çdo qeveri që do të kishte këtë bilanc negativ në 2025 ajo duhet që të rrëzohet dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Po sikur Rama të japë dorëheqjen që të shkojë në zgjedhje të parakohshme, a është e gatshme që PD të fitojë zgjedhjet, apo mund të fitoi Rama më thellë.
Unë shoh tek një protestë entuziazmin, të shohësh protestat e Lapajt, Shehajt dhe Qorit kanë më shumë entuziazëm, protestat e PD janë si funeral dhe s’ka entuziazëm dhe shpresë. Shkohet pa program dhe pa platformë. Më të qarta janë partitë e vogla, kurse tek PD bëhet e njëjta gjë del Berisha flet. Njerëzit lodhen dhe s’kanë më entuziazëm, ata mund të jenë besnik po është besnikëri nga halli. Duhet rotacion politik në Shqipëri’, tha ai./e.t
