SPAK ka goditur një grup kriminal në Fushë-Krujë që akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa ka lëshuar 10 masa sigurie.
6 masa janë ekzekutuar ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim. Arrestimi i tyre është bërë i mundur në orët e para të mëngjesit.
Këta persona akuzohen për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim dhe atë të grupit të strukturuar kriminal. Tre prej tyre janë anëtarë të fisit Rraja, dhe njëri nga ta Rexhep Rraja, djali i ish deputetit të PS-së Rrahman Rraja.
Rrexhep Rraja dhe kushëriri i tij, Përparim Rraja ishin në kërkim nga policia e Fushë Krujës edhe për dhunë në gurore në 6 korrik 2023.
Dhuna barbare ndodhi pasi dy kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja kishin denoncuar në polici se gurorja e Rrajave po u prishte shtëpitë në Borizanë. Vëllezërit dhe djali i ish-deputetit i dhunuan me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të rënda. Dy kushërinjtë përfunduan në spital.
