Last Updated on 07/02/2026 by EL
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres Belinda Ballukun, tashmë vendimi i fundit është ai i Këshillit të Mandateve, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj nga SPAK.
Sipas raportimeve në media, mbledhja e Mandateve pritet të mbahet javën e ardhshme ku do të shqyrtohet kërkesa e dorëzuar më 16 dhjetor nga Prokuroria e Posaçme, për arrestimin e aleates së Ramës.
Deri tani Këshilli i Mandateve ka zhvilluar vetëm një mbledhje, 3 ditë pas dorëzimit të kërkesës nga SPAK, pra më 19 dhjetor, ku pas 5 orësh mbledhje nuk u mor asnjë vendim, vetëm u shty mbledhja e radhës.
Tentativa e 2-të me urdhër të Peleshit 28 janar u thirr por me kërkesë të socialistëve u shty pasi socialistët pretendonin se duhet një vendim nga Kushtetuesja në mënyrë që merrej më tej një vendim për imunitetin e Ballukut.
Pas mbledhjes së Këshillit, janë në dispozicion 2 javë kohë që Këshilli të prezantojë raportin që do të votohet në lidhje me heqjen ose jo të imunitetit të Ballukut./et
