Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, theksoi se kriza në Lindjen e Mesme nuk do të shpërqendrojë vendin e tij nga mbështetja për Ukrainën.
“Ndërsa kriza në Lindjen e Mesme po monopolizon bisedat dhe vëmendjen globale, dua t’i them qeverisë së Ukrainës se asgjë dhe askush nuk do të na bëjë të harrojmë atë që po ndodh atje,” tha Sánchez gjatë një konferencë për shtyp. “Do të vazhdojmë të mbështesim popullin ukrainas me të njëjtën intensitet si nga dita e parë.”
Ai njoftoi gjithashtu një angazhim të ri financiar të qeverisë spanjolle, duke ofruar një miliard euro deri në vitin 2026 për ndihmë bilaterale, përfshirë mbështetje ushtarake.
Delegacionet diplomatike nga Spanja dhe Ukraina nënshkruan marrëveshje bilaterale për bashkëprodhim në fushën e materialeve të mbrojtjes, duke përfshirë radarë, dronë, raketa me precizion të lartë dhe artileri.
Takimi ndërmjet Sánchez dhe Volodymyr Zelensky përforcoi angazhimin e dy vendeve për bashkëpunim të ngushtë ushtarak dhe mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën në përballjen me agresionin rus./mxh
