Spanja ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për aeroplanët ushtarakë amerikanë të përfshirë në sulmet ndaj Iranit.
Lajmi u raportua nga media spanjolle, El Pais, ku thuhet se mbyllja e hapësirës ajrore, e cila detyron aeroplanët ushtarakë të anashkalojnë Spanjën, anëtare të NATO-s, gjatë rrugës për në objektivat e tyre në Lindjen e Mesme, nuk përfshin situatat emergjente.
“Ky vendim është pjesë e vendimit të marrë tashmë nga qeveria spanjolle për të mos marrë pjesë ose kontribuar në një luftë e cila u iniciua në mënyrë të njëanshme dhe kundër ligjit ndërkombëtar”, tha Ministri i Ekonomisë Carlos Cuerpo gjatë një interviste kur u pyet nëse vendimi për të mbyllur hapësirën ajrore të Spanjës mund të përkeqësonte marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka qenë një nga kundërshtarët më të zëshëm të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke i përshkruar ato si të pamatura dhe të paligjshme.
Nga ana tjetër presidenti Donald Trump ka kërcënuar të ndërpresë tregtinë me Madridin për shkak se SHBA-të nuk i kanë lejuar bazat e tyre të Spanjës të përdoren në luftë. /kb
