Kryeministri britanik, Keir Starmer, do të takohet me drejtues të sektorit të energjisë dhe transportit detar në Downing Street, për të diskutuar mbi ndikimin e bllokadës së vazhdueshme të Ngushticës së Hormuzit dhe shqetësimet për mungesën e mundshme të karburantit.
Starmer tha se priste një “diskutim të gjerë” mbi mënyrat për të siguruar që ngushtica të qëndrojë e hapur, duke shtuar se kjo është “mënyra më efektive për të ulur çmimet e energjisë.”
Ai kaloi mëngjesin në Wolverhampton për të lançuar fushatën e partisë Labour për zgjedhjet lokale të vitit 2026. Duke folur për mbështetësit e Labour, Starmer theksoi se zgjedhjet e 7 majit zhvillohen në një kontekst të “pasigurt” për shkak të luftërave në Iran dhe Ukraine.
Kryeministri u sigurua qytetarëve se Britania e Madhe nuk do të përfshihet në luftën e Iranit dhe shtoi se faturat e energjisë do të ulen deri në fund të qershorit, pavarësisht zhvillimeve të konfliktit në rajon.
Starmer gjithashtu tha se Qeveria britanike ka marrë masa mbrojtëse, duke aktivizuar pilotët për të mbrojtur jetën dhe interesat britanike, si dhe të aleatëve në rajon, por theksoi se nuk do të tërhiqet në konfliktin e Iranit./mxh
