Last Updated on 23/11/2025 by EL
Përgjatë pjesës më të madhe të historisë së njerëzimit, trupit i është dashur të lëvizë në një botë fizike me ajër të pastër dhe dritë natyrale, i përshtatur me ritmin biologjik. Sot, duket sikur çdo ambient – shtëpia, zyra, madje edhe xhepat tanë – emetojnë stimulim elektromagnetik. Telefonët, router-at Wi-Fi, kompjeuterat, ekranet LED, pajisjet smart, nuk ndalojnë së transmetuari asnjë herë.
Mjeku endokrinolog, Dr. Dashamir Gjergji, shprehet në episodin 45-të të Apostrof Podcast se, edhe nëse komuniteti shkencor nuk ka nxjerrë ende përfundime racionale që lidhin rrezatimet e këtyre valëve me probleme shëndetësore që mund të shkaktojnë, organizmi ndërkaq po iu përgjigjet. Qelizat e interpretojnë ekspozimin e vazhdueshëm ndaj këtyre frekuencave të jashtme si një formë stresi fizik. Trupi është vazhdimisht në një gjendje të lehtë alarmi, duke e patur të pamundur të bjerë plotësisht në qetësi./e.t
