Last Updated on 13/10/2026 by EL
Ndërsa studentët vijojnë protestat para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar largimin e qeverisë, së fundmi, është Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë që ka bërë me dije kërkesën e drejtuar në këtë institucion.
Bëhet fjalë për pagat e mësuesve si dhe shpërblimin e fundvitit. Ata kërkojnë transparencë për projektbuxhetin, ndërsa kanë evidentuar si çështje më vete edhe shpërblimet vjetore. Në dokumentin e publikuar në kanalin zyrtar në facebook, thuhej:
“PAGAT 2027 DHE SHPERBLIMI I FUNDVITIT 2026: KËRKESA ZYRTARE E ALEANCËS FSASH-SPASH
Aleanca Sindikale FSASH–SPASH i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Ministres së Arsimit për dy çështje jetike që prekin drejtpërdrejt interesat ekonomike dhe dinjitetin e çdo punonjësie dhe punonjësi të arsimit parauniversitar në vend.
1️ Rritja dhe Indeksimi i Pagave 2027: Kërkojmë transparencë mbi fondet e planifikuara në projektbuxhet. Indeksimi vjetor është i domosdoshëm për ruajtjen e fuqisë blerëse ndaj rritjes së kostos së jetesës!
2️ Shpërblimi i Fundvitit 2026: Kërkojmë caktimin e një takimi zyrtar brenda muajit Nëntor për të diskutuar rreth shperblimit të fundvitit”.
