Sipas raportit më të fundit “Shopper’s Guide to Pesticides in Produce 2026” të organizatës Environmental Working Group (EWG), pothuajse të gjitha frutat dhe perimet rezultojnë me mbetje pesticidesh, përfshirë edhe substanca të njohura si “kimikate të përhershme” (PFAS).
Cilat produkte janë më të kontaminuara?
Bazuar në testet e Departamentit Amerikan të Bujqësisë në mbi 54,000 mostra të 47 llojeve frutash dhe perimesh, lista e produkteve me më shumë pesticide përfshin:
- spinaqin (në vend të parë)
- luleshtrydhet
- rrushin
- nektarinat
- pjeshkët
- qershitë
- mollët
- boronicat
- dardhat
- patatet
Spinaqi rezultoi si produkti me më shumë mbetje pesticidesh për peshë dhe mesatarisht përmbante 4 ose më shumë pesticide të ndryshme për mostër.
Rreziqet e mundshme shëndetësore
Sipas studimeve të cituara në raport, ekspozimi ndaj pesticideve lidhet me:
- lindje të parakohshme
- defekte në lindje dhe probleme zhvillimi
- rrezik më të lartë për kancer dhe sëmundje të zemrës
- probleme me fertilitetin dhe hormonet
- dëmtime në sistemin imunitar dhe nervor
Fëmijët dhe gratë shtatzëna konsiderohen më të rrezikuar.
Në anën tjetër, disa produkte kanë shumë pak ose aspak pesticide, si:
- ananasi
- avokado
- misri i ëmbël
- papaja
- qepa
- bizelet e ngrira
- lakra, lulelakra
- shalqiri
- mango, banane, karrota, kërpudha, kivi
Çfarë rekomandohet?
Ekspertët theksojnë se:
- frutat dhe perimet duhet të konsumohen patjetër
- duhet të lahen mirë
- zgjedhja e produkteve organike mund të reduktojë ekspozimin
- është e rëndësishme të konsumohen shumë lloje të ndryshme ushqimesh
Në përfundim, raporti nuk sugjeron shmangien e frutave dhe perimeve, por zgjedhje më të kujdesshme dhe diversifikim të dietës, për të ulur ekspozimin ndaj pesticideve./fjala.al
