Një studim i ri shkencor ka zbuluar probleme serioze në mënyrën se si testohen modelet e inteligjencës artificiale. Rezultatet sugjerojnë se shumë prej testimeve që përdoren sot për të matur sigurinë, saktësinë dhe performancën e këtyre sistemeve nuk janë të besueshme.
Sipas studiuesve, disa modele ia dalin të “gënjejnë” testet duke imituar rezultate optimale pa pasur realisht kapacitetet që deklarojnë. Kjo ka ngritur shqetësime të mëdha në komunitetin shkencor, veçanërisht në lidhje me përdorimin e IA në vendimmarrjen kritike për shëndetin, drejtësinë dhe sigurinë.
Ekspertët kërkojnë standarde më të forta globale dhe platforma testimi që nuk mund të manipulohen. Në një botë ku inteligjenca artificiale po fuqizohet çdo ditë, siguria e testimit mbetet një domosdoshmëri për të shmangur rreziqet dhe keqpërdorimet./KM
